< WikiProject Kosovo

WikiProject Kosovo/Copyright violation letter SQ

This is a sample copyright violation letter in Albanian to be sent to parties violating OSM Copyright.

Ky është një shembull i letrës për njoftim të shkeljes së të drejtave autorit në gjuhën shqipe që do t'u dërgohet palëve që shkelin të drejtën e autorit të OSM .


Të nderuar,

Unë jam njëri nga kontribuuesit vullnetar në hartën e lirë OpenStreetMap (OSM) i cili po përdorët për vizualizim në [aplikacionin/faqen] tuaj [vendos URL nëse aplikohet], për ç'gjë jemi të lumtur.

Përveç që është harta më e mirë e Kosovës për momentin, OSM vazhdimisht po përmirësohet nga vullnetarët.

Përderisa përdorimi lejohet dhe inkurajohet, në rast përdorimi ju duhet t'i atribuoni kontribuuesit e hartës përmes njoftimit të së drejtës së autorit duke vendosur në një kënd të hartës shprehjen “© OpenStreetMap contributors” me hiperlidhje në këtë faqe https://www.openstreetmap.org/copyright.

Nëse keni pyetje, shikoni këtë adresë ose përkthimin e saj jo-zyrtar në shqip https://www.openstreetmap.org/copyright/sq ose më shkruani mbrapa dhe unë do të përpiqem ta gjej përgjigjen për ju.

Faleminderit për mirëkuptimin,

Filani

Kontribuues në OSM

This article is issued from Openstreetmap. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.